Connect with us

Lajme

Islam Abazi në fund të mandatit: Kush është ai nga BDI-ja që unë e kam mbrojtur?

Publikuar

më

“Cila është ajo kallëzim penal ndaj funksionarëve të BDI-së që ka mbërritur në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por nuk është proceduar? Kë nga BDI-ja kam mbrojtur unë?” Me këto kundërpyetje u përgjigj shefi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ndaj pyetjes së gazetarit nëse e konsideron dështim faktin që mandatin e tij, i cili përfundon në nëntor, do ta mbyllë pa asnjë aktakuzë ndaj ndonjë funksionari të BDI-së, duke pasur parasysh se mandati i tij nisi me publikimin e fotografive me drejtuesit e BDI-së ose me persona të afërt me ta.

Lënda për “Soravia”, të cilën Prokuroria e hapi me iniciativë të vet pas informacioneve të marra, ku i dyshuar është Drin Ahmedi, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, prej vitesh ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Ahmedi, së bashku me një kompani nga Shqipëria, u bënë pronarë të qendrës afariste pa investuar para të tyre, duke përdorur një kredi bankare. Ndërkohë, për “Soravian” është hapur edhe procedurë falimentimi, ndërsa Ahmedi është tërhequr nga kompania që zotëronte pjesë në këtë qendër.

Siç tha Abazi, ky rast është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe Prokuroria ka pritur përgjigje ndaj një kërkese për ndihmë juridike ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas marrjes së përgjigjes, prokurori do të vlerësojë nëse do të merret një vendim prokurorial apo do të kërkohen të dhëna shtesë. Edhe për hetimet paraprake, që zgjasin prej kohësh, lidhur me mbikëqyrjen e projektit “Bechtel & Enka”, Prokuroria kishte dhënë urdhër për veprim ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ndërsa Ministria, sipas tij, ka vepruar në mënyrë intensive.Lëndët janë voluminoze dhe komplekse, tha Abazi.

Ai paraqiti raportin vjetor të Prokurorisë që drejton para Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe deklaroi se 84 për qind e lëndëve nuk janë zgjidhur, sepse Prokuroria është në pritje të të dhënave nga institucione të ndryshme. Edhe pse shumë lëndë në Prokurori presin informacione nga institucione të tjera, ndërsa për rastin e pretenduar të aferës së spiunazhit në Vodno Prokuroria kishte bërë të ditur se prej muajsh priste incizime video dhe të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme, Abazi tani foli me fjalë vlerësuese për bashkëpunimin me MPB-në.

– Ne kemi zhvilluar takime me MPB-në për këtë rast. MPB-ja është aleati dhe partneri ynë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm e të përditshëm, jo vetëm për këtë lëndë, por në përgjithësi për të gjitha lëndët. Siç e patë edhe në raport, mbi 90 për qind e kallëzimeve të paraqitura, si në Prokurorinë tonë ashtu edhe në prokuroritë në nivel shtetëror, janë dorëzuar nga MPB-ja, deklaroi Abazi.
Ai nuk i komentoi deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili e kritikoi Prokurorinë për ndërprerjen e hetimeve lidhur me rastin e mazutit, as deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili tha se ishte i tronditur dhe se “i vjen për të vjellë” nga disa vendime të kësaj Prokurorie.

– Në parim, ne si Prokurori nuk komentojmë kurrë deklarata politike. Sa i përket punës sonë, mbi ne ushtron mbikëqyrje Prokuroria Publike e Republikës, dy herë në vit. Këtu është edhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, para të cilit japim llogari dhe i cili në çdo kohë mund të kryejë kontroll. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Secili ka të drejtën e mendimit të vet për një vendim të caktuar dhe nuk është e domosdoshme të pajtohemi. Vendimet tona i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe kontrollit nga prokuroritë më të larta, tha Abazi.

Prokurori Publik i Republikës, Nenad Saveski, erdhi në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve Publikë, por, siç u tha, për shkak të angazhimeve urgjente, u largua menjëherë dhe nuk e dëgjoi Abazin gjatë prezantimit të raportit. Ndërkohë, Abazi mori vetëm vlerësime pozitive nga anëtarët e Këshillit, të cilët e miratuan raportin njëzëri. Abazi la të hapur mundësinë që të kandidojë për një mandat të ri si drejtues i Prokurorisë Publike.

Maqedoni49 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK