Lajme
Haxhiu: Për 20 vite nuk u bë asnjë hap për ujësjellësin në Radushë, amendamenti është pa bazë teknike
Publikuar
para 4më

Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka kritikuar BDI-në për amendamentin e propozuar në Kuvend për ndarjen e 200 milionë denarëve për projektin e ujësjellësit në Radushë, duke vlerësuar se kërkesa nuk mbështetet në dokumentacion teknik dhe përgatitje konkrete, transmeton Zyrtare.
Haxhiu tha se propozuesit nuk e njohin gjendjen reale në terren, pasi sipas saj, për projektin nuk ekziston as projekt teknik dhe as dokumentacion i përgatitur.
“Si kërkohen mjete për realizim, kur nuk janë kryer as procedurat më elementare?”, u shpreh Haxhiu gjatë fjalimit të saj në Kuvend.
Ajo theksoi se problemi i Radushës nuk lidhet vetëm me ndërtimin e disa kilometrave gyp, por është një çështje më komplekse, pasi burimi i ujit ndodhet në territorin e një komune tjetër dhe kërkon koordinim ndërinstitucional.
Deputetja e VLEN-it akuzoi BDI-në se gjatë viteve në pushtet nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi.
“Për 16 vite që udhëhoqët Komunën e Sarajit dhe për më shumë se 20 vite që ishit pjesë e pushtetit qendror, nuk përgatitët projekt, nuk siguruat dokumentacion dhe nuk ofruat zgjidhje”, deklaroi Haxhiu.
Ajo shtoi se pas marrjes së mandatit janë ndërmarrë veprime konkrete në Radushë, duke përmendur funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike të Komunës së Sarajit për grumbullimin e mbeturinave dhe pastrimin e deponive të egra në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Sipas Haxhiut, tashmë janë krijuar grupe pune mes institucioneve përkatëse për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për furnizimin me ujë të Radushës, Semenishtës dhe Çajlanes.
“Radusha nuk ka nevojë për amendamente populiste. Ka nevojë për projekte serioze, institucione që punojnë dhe rezultate konkrete”, tha Haxhiu.
You may like

VMRO pas humbjes në Bërvenicë: “Të vetëm kundër të gjithëve”, kundërshtarët luajtën kartën e nacionalizmit

Mickoski thumbon VLEN-in për Bërvenicën, e quan “kalë troje”

Murseli-Kostovskit: Buteli do të bashkohet, siç u bashkua Bërvenica!

Deputetja e VLEN-it i përgjigjet VMRO-së: Vota e VLEN-it nuk bashkohet me Levicën!

Cili është mesazhi i Mickoskit pas humbjes: “Të gjithë u bashkuan kundër nesh!”

Imeri Stafai pas zgjedhjeve në Bërvenicë: Ne nuk ndërtojmë politikë mbi armiqësi dhe përjashtim!

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit

VMRO pas humbjes në Bërvenicë: “Të vetëm kundër të gjithëve”, kundërshtarët luajtën kartën e nacionalizmit

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes
IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

Mickoski thumbon VLEN-in për Bërvenicën, e quan “kalë troje”

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

Murseli-Kostovskit: Buteli do të bashkohet, siç u bashkua Bërvenica!

Deputetja e VLEN-it i përgjigjet VMRO-së: Vota e VLEN-it nuk bashkohet me Levicën!

