Connect with us

Lajme

Haraçinë, investime në shkollën “Abdyl Frashëri”, Beqiri: Fëmijët meritojnë kushte më cilësore

Publikuar

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se kanë filluar punimet për renovimin e ambienteve të SHFK “Abdyl Frashëri” në Haraçinë.

Sipas tij, investimi përfshin rinovimin e klasave, korridoreve dhe tualeteve, me qëllim që nxënësit dhe stafi arsimor ta nisin vitin e ri shkollor në kushte më të mira, më të sigurta dhe më dinjitoze.

“Në arsim investimi është investim në të ardhmen. Fëmijët e Haraçinës meritojnë kushte sa më cilësore për mësim dhe zhvillim, prandaj arsimi mbetet një nga prioritetet tona”, ka theksuar Beqiri.

Ai ka falënderuar drejtorin e shkollës, Rahim Ismaili, për angazhimin dhe bashkëpunimin në realizimin e projektit.

Në përfundim të njoftimit, kryetari i Haraçinës është shprehur se investimet konkrete janë dëshmi e realizimit të premtimeve, duke shtuar se komuna do të vazhdojë të investojë në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe krijojnë kushte më të mira për brezat e ardhshëm.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK