Connect with us

Lajme

Hajredini për protestën e BDI-së: Çdo tetovar e di se emrat kurr nuk u ndryshuan

Publikuar

Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, ka reaguar me një postim ironik në rrjetet sociale lidhur me protestën e paralajmëruar të BDI-së në Tetovë.

Ai shkruan se protestuesit e BDI-së, njësoj si herën e parë, edhe nesër do të nisen nga sheshi “Marshall Tito”, do të kalojnë nëpër bulevardin “Ilinden” dhe do të përfundojnë në rrugën “JNA”, duke aluduar se emërtimet e vjetra të rrugëve vazhdojnë të përdoren.

Sipas Hajredinit, “çdo tetovar e di se këto emra të rrugëve ligjërisht nuk janë ndërruar kurrë”.

Në fund të postimit, ai shton me ironi se edhe vetë banon në rrugën “Boris Kidriç”, nr. 63, duke theksuar se emërtimet e vjetra, sipas tij, mbeten ende në fuqi në praktikë.

NA NDIQ NË FACEBOOK