Lajme
Gazetari Reshat Ibraimi publikon një foto të rrallë nga viti 1996: “Një fotografi, mijëra kujtime”

Gazetari sportiv Reshat Ibraimi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë nga arkivi i tij, e realizuar më 26 korrik 1996, gjatë raportimit të aktiviteteve të KF Tërnoci për TV Hana.
Në përshkrimin që shoqëron fotografinë, Ibraimi kujton kohën kur gazetaria bëhej me pasion, përkushtim dhe sakrificë. Ai thekson se çdo kronikë ishte rezultat i punës së palodhur, në bashkëpunim me ekipin e kameramanëve, mes tyre edhe shoku i tij i pandarë, Nazmi Aliti.
“Kjo fotografi është një kujtim i çmuar i një rruge të gjatë në gazetari, një dëshmi se pas çdo kronike qëndronte mund, përkushtim dhe përgjegjësi. Kujtimet mbeten, ndërsa fotografitë tregojnë historinë”, shkruan Ibraimi.
















