Connect with us

Lajme

Gashi: VLEN dha porosi pozitive, liderët e partive politike shqiptare tejkaluan vetveten!

Publikuar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi,intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin “Na prva” në MTV 1!

Gashi i pyetur për shkrirjen e Koalicionit VLEN në një parti politike ka nënvizuar se liderët e partive politike shqiptare e tejkaluan vetveten.

“ Unë mendoj se ajo është porosi pozitive. Dhe nga vitet e 90-ta kur hymë në pluralizëm, sidomos në bllokun shqiptarë,kishte gjithnjë ndarje, përçarje, shkëputje. Nga PPD në PDSH. Dhe partitë tjera, e kështu me radhë. Tërë historinë e bllokut politik shqiptarë mund ta karakterizojmë me ndarje dhe përçarje. Fatkeqësisht edhe unë jam pjesë e ngjarjeve të tilla të pakëndshme. Për këtë arsye, mendoj se është shumë mirë që ta ndryshojmë atë qasje. Bashkimi i katër partive në një, në vetvete është sinjal pozitiv se liderët e partive politike po veprojnë mbi egot e tyre. Po e tejkalojnë vetveten. Po i tejkalojnë dallimet. Edhe atë pa pasur demokraci të brendshme partiake në koalicion dhe pastaj në parti, nuk mund këtë ta tregoni dhe dëshmoni as në institucionet me të cilat udhëheqni”, deklaroi Gashi.

NA NDIQ NË FACEBOOK