Connect with us

Religjion

Forca e imanit që nuk e ndal as pushteti

Publikuar

më

Hfz. Mehas Alija

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi alejhis-selam është rob dhe i dërguar i Tij.

O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe kapuni fort pas fesë së Tij, sepse udhëzimi i Allahut është drita më e madhe që mund t’i jepet një zemre.

Allahu i Lartësuar në Kur’an na sjell rrëfime që nuk janë thjesht histori, por mësime për zemrat tona. Një prej tyre është rrëfimi i Musait (a.s.) dhe Faraonit. Kur Musai (a.s.) u përball me Faraonin dhe u ndoq, Allahu e çau detin për të. Një mrekulli e madhe që tregon fuqinë absolute të Allahut, ku edhe natyra i nënshtrohet urdhrit të Tij.

Por, o robër të Allahut, ka një mrekulli tjetër më të heshtur, por shumë më të thellë: jo deti, por zemra e gruas së Faraonit.

Ajo jetonte në pallatin e tiranit më të madh në histori. Çdo ditë shihte mohimin e së vërtetës me sytë e saj. Dëgjonte fjalët e Faraonit që thoshte: “Unë jam zoti juaj më i lartë.” Ishte e rrethuar me pasuri, pushtet, rehati dhe çdo gjë që njerëzit zakonisht e konsiderojnë sukses.

Por ajo nuk u dorëzua para kësaj bote. Nuk u mashtrua nga pallati, as nga pushteti, as nga frika.

Ajo besoi në Allahun e Plotfuqishëm.

“Allahu u ka sjellë shembull besimtarëve gruan e Faraonit…” (Et-Tahrim, 66:11).

Vëllezër e motra të nderuara!

Allahu nuk e përmend gruan e Faraonit për shkak të pozitës së saj, por për shkak të zemrës së saj. Ai e bëri shembull për të gjithë besimtarët dhe besimtaret deri në Ditën e Kiametit.

Çfarë tha ajo? “… ajo tha: ‘O Zoti im! Më ndërto pranë Teje një shtëpi në Xhenet, më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli zullumqar.’” (Et-Tahrim, 66:11)

Kjo na mëson se udhëzimi nuk është rezultat i kushteve të jashtme, por është dritë që Allahu e vendos në zemrën që Ai dëshiron. Një zemër mund të jetë në pallat, por të jetë me Allahun. Dhe një zemër mund të jetë në varfëri, por larg Tij.

Kjo është fuqia e imanit: që as Faraoni nuk mundi ta ndalë brenda shtëpisë së tij.

Prandaj, o besimtarë, mos e matni të vërtetën me shumicën, as me fuqinë, as me pozitën. Mateni me udhëzimin e Allahut. Sepse zemrat janë në dorën e Tij, dhe Ai udhëzon dhe drejton kë të dojë.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s na kujton se: “Allahu nuk shikon trupat dhe pamjet tuaja, por shikon zemrat dhe veprat tuaja.” (Muslimi).

Prandaj, xhemat, shpëtimi nuk varet nga vendi ku jeton, por nga gjendja e zemrës me të cilën jeton.

Lusim Allahun që të na forcojë zemrat tona në iman, të na bëjë prej atyre që e njohin të vërtetën dhe e ndjekin atë, edhe kur janë të vetmuar.

“O Zoti ynë, mos i devijo zemrat tona pasi na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga ana Jote.”

Allahu na bëftë prej të qëndrueshmëve në iman.

Amin.

(Hutbeja e xhumasë në xhaminë El-Hidaje në St.Gallen, 26.06.2026)

Maqedoni30 minutes ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri46 minutes ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme1 hour ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Lajme1 hour ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme2 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme2 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme2 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni2 hours ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni2 hours ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme3 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Sport3 hours ago

Lavdrim Kasami grumbullohet te Maqedonia U19 për eliminatoret 2027

NA NDIQ NË FACEBOOK