Connect with us

Lajme

Flamur Noka reagon për ndalimin e deputetëve të VLEN-it: Turp shtetëror dhe antishqiptari

Publikuar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas raportimeve për ndalimin e deputetëve të VLEN-it, Adnan Azizi, Bekim Qoku dhe zv. Sekretarit të Qeverisë, Hasim Murtezani, në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Noka e ka cilësuar këtë situatë si “turp shtetëror dhe antishqiptari”, duke akuzuar se deputetët shqiptarë janë ndaluar për shkak të qëndrimeve të tyre politike.

Sipas tij, ndalimi i tre përfaqësuesve të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut tregon, siç shprehet ai, panik të qeverisë dhe trajtim të kundërshtarëve politikë.

Noka ka bërë edhe akuza të ashpra ndaj qeverisë shqiptare, duke pretenduar se persona me të kaluar kriminale lejohen të hyjnë dhe të lëvizin lirshëm në Shqipëri, ndërsa ndalohen përfaqësues politikë shqiptarë.

Reagimi i Nokës vjen pas pretendimeve për ndalimin në Qafë Thanë të deputetëve të VLEN-it gjatë hyrjes në territorin e Shqipërisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK