Lajme
Evakuohet një shtetas rumun pranë shpellës Vrello në Kanionin e Matkës

Më 11.07.2026, rreth orës 21:20, në SPB Shkup, B.A. (58) nga Rumania ka raportuar se ishte humbur në afërsi të Kanionit të Matkës.
Me fjalë të tjera B.A., përmes telefonit celular kishte dërguar koordinatat në të cilat ishte shënuar se ndodhej në afërsi të shpellës Vrello. Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë të NJPB Gjorçe Petrov, në koordinim me Njësitin e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, ai është gjetur në pyll pranë shpellës Vrello në gjendje të mirë shëndetësore.















