Bota
Erdogan: Srebrenica paralajmërim për njerëzimin, Gaza na tregon se mësimi nuk është nxjerrë
Publikuar
para 4më

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, se kjo masakër mbetet një nga kapitujt më të errët dhe më të turpshëm të historisë moderne, duke vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar ende nuk ka nxjerrë mësimet e nevojshme për të parandaluar krime të ngjashme, përcjell TRT Balkan.
Duke kujtuar fjalët e presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, se gjenocidi nuk duhet të harrohet, Erdoğan nënvizoi se Turqia vazhdon të angazhohet në arenën ndërkombëtare për ruajtjen e kujtesës së Srebrenicës, përfshirë mbështetjen për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit në Kombet e Bashkuara.
Presidenti turk tha se qëllimi i këtyre përpjekjeve është të parandalohet përsëritja e tragjedive të ngjashme, por shtoi se zhvillimet në Gaza tregojnë se bota ende nuk ka mësuar nga Srebrenica.
“Krimi në Gaza, i cili u ka kushtuar jetën 73 mijë njerëzve të pafajshëm, kryesisht fëmijë dhe gra, tregon se komuniteti ndërkombëtar, për fat të keq, ende nuk i ka nxjerrë mësimet e nevojshme nga Srebrenica”, tha Erdoğan.
Ai shtoi se Türkiye do të vazhdojë përpjekjet për një rend ndërkombëtar më të drejtë dhe më të përgjegjshëm, duke përsëritur moton e tij: “Bota është më e madhe se pesë.”
Erdoğan dënoi gjithashtu mohimin e gjenocidit, glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe sulmet ndaj të kthyerve në Bosnjë e Hercegovinë, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë më vendosmërisht ndaj këtyre dukurive.

You may like

Turqia kërkon urdhër të kuq për Netanyahu-n: “Nuk ka të paprekshëm!”

Marrëveshja SHBA-Iran, ja çfarë thotë Erdogan

Hakan Fidan, akuzë te re Izraelit

Erdogan, mesazhe uniteti për botën islame

Mesazhet e forta të Erdoganit për Fiter Bajram

Erdogan, ashpër kundër Izraelit: Si po e çon botën në katastrofë…

Bekim Sali nga Gjermania: Barazia dhe përfaqësimi janë thelbësore për të ardhmen evropiane

Zudi Koka nga LSH i reagon Darko Kostovskit: Pse është kaq e frikshme nëse nesër buteli zgjedh një kryetar shqiptar?

Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partie

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

Gazetari Benjamin Arifi: Fitorja e shqiptarëve në Bërvenicë ishte e drejtë, rezistenca prodhon reagim

Izet Mexhiti: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ketë ndarje në “ne” dhe “ata”

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Arrestohet pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura

ALTA Banka mbyll të gjitha degët bankare për klientët

Bërvenica zgjoi gjeneratën Z: 214 vota më shumë për shqiptarët,199 më pak për VMRO-në!

LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme
