Connect with us

Lajme

Edi Rama: Nuk kam ndërhyrë ndonjëherë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, nuk kam favorizuar asnjëherë njërin dhe larg qoftë ta sulmoj tjetrin

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë të bërë sot tha se nuk ka ndërhyrë asnjëherë në fushatat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut për të favorizuar një subjekt politik apo për të sulmuar një tjetër, shkruan Tema.mk.

Rama pranoi se e konsideron mik kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, por theksoi se kjo nuk ka ndikuar në qëndrimin e tij ndaj proceseve politike në Maqedoninë e Veriut.

Këto deklarata të kryeministrit shqiptar vijnë vetëm pak ditë pasi tre zyrtarë të VLEN-it denoncuan se kishin probleme në kufirin e Qafë Thënës për të hyrë në Shqipëri. /Tema.mk/

NA NDIQ NË FACEBOOK