Connect with us

Lajme

Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet Armend Sahiti, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri

Publikuar

Një aksion i Policisë së Kosovës ka çuar në arrestimin e pronarit të një autosalloni në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet për falsifikim të dokumenteve të automjeteve me qëllim përfitimin e të drejtës së regjistrimit në Kosovë.

Burimet e Veriu.info mësojnë se i arrestuari është Armend Sahiti, rreth 44-vjeçar, pronar i “Armando Auto Sallon” në Vushtrri.

Sipas informacioneve, hetimet kanë nisur pas një njoftimi nga QAK-Eurolab, lidhur me dyshimet për falsifikimin e pesë librezave koreane të automjeteve. Dyshohet se në dokumente ishte ndryshuar viti i prodhimit nga 2015 në 2016, me qëllim që automjetet të plotësonin kushtet për regjistrim në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të hetimeve, Njësia e Auto-Krimeve në Mitrovicë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, QAK-Eurolab dhe nën koordinimin e Prokurorit të Shtetit, ka mbledhur prova dhe më 28 korrik ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.