Connect with us

Shqipëri

Dy mjete përplasen në Fier, përmbyset kamionçina, plagoset pasagjeri

Publikuar

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e njohur si “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip BMË dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Si pasojë e përplasjes, kamionçina është përmbysur në rrugë, ku ka mbetur i plagosur dhe pasagjeri.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Ndërkohë, efektivët po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, ku për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi të përkohshme në lëvizjen e automjeteve.

NA NDIQ NË FACEBOOK