Connect with us

Shqipëri

Drejtori i ASHK Tirana 1, Martin Kala u kthye në “noter” të krimit dhe oligarkëve në tjetërsimin e pronave

Publikuar

Drejtori i Hipotekës, Martin Kala, ka kthyer zyrën e tij në një sportel të paligjshëm për kalimin e pronave..

Ish funksionar i LSI-së, Martin Kala u katapultua në një nga drejtoritë më të rëndësishme të ASHK-së, Drejtoria Vendore Rurale 1 Tiranë. Pa asnjë meritë profesionale, pa asnjë kurrikul, ai u vendos në krye të institucionit që kontrollon pronat në periferi të Tiranës dhe në zonat rurale, pikërisht aty ku oligarkët dhe krimi kanë ndërtuar vila e kulla gjigante, duke hapur rrugën për kalimin e paligjshëm të pronave nga dora në dorë.

Por Kala nuk shkoi atje për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, por për të kthyer Hipotekën në një mjet për pasurim personal, duke shfrytëzuar pozicionin për të lehtësuar kalimin e paligjshëm të pronave dhe për të marrë në këmbim shuma të mëdha parash nga ata që kishin nevojë për një firmë të shpejtë.

Në duart e tij, Hipoteka u kthye në një zyrë noteriale të paligjshme, ku pronat publike dhe private tjetërsoheshin me shpejtësinë e rrufesë. Kala u bë “noteri” i krimit, duke firmosur kalimin e pasurive për biznesmenë e oligarkë, duke marrë në këmbim tarifa të çmendura për legalizime. Bashkëpunëtorët e tij? Një rrjet noterësh të identifikuar nga autoritetet, të gatshëm të mbyllin sytë për dokumentacion të falsifikuar, kufij të manipuluar, prona që ndërronin pronar brenda natës.

Në qendër të këtij pazar është vetë Martin Kala. Ndërsa qytetarët e thjeshtë përballeshin me radhë, tarifa të paligjshme dhe dokumente që humbnin, Kala po ndërtonte pasurinë e tij. Në zonën e TEG-ut, një nga trojet më të lakmuara të Tiranës, kaloi prona në emër të njerëzve të tij të afërt, jo rastësisht, sepse aty ku qarkullon betoni, qarkullon edhe paraja e pistë.

Por zinxhiri nuk mbaron me Martin Kalën. Vëllai i tij, Admirim Kala, kandidat për deputet i LSI-së, pronar i LACONICS shpk, e ngritur me fondet e “startup”-eve, ka në statutin e kompanisë asistim dhe ndërmjetësim në shitje-blerje pasurish të patundshme dhe asistim në procesin e regjistrimit të pronave, asistencë që përbën urën e drejtpërdrejtë lidhëse me kadastrën dhe profesionin e vëllait në Hipotekë.

Përvec fondeve të Startup-eve, LACONICS shpk ka përfituar ndërkohë 12 kontrata publike vendore me vlerë 34.125.700 lekë. Ndërsa në 5 vitet e fundit, disa pasuri në zonën e Farkës figurojnë në emër të familjarëve të drejtorit Martin Kala, një tjetër hallkë që lidh pozicionin e tij publik me pasurimin e të afërmve.

Admirim Kala figuron ortak në një holding të hapur në tetor 2025 në Tiranë, së bashku me dy shtetas italianë, të cilët në Itali veprojnë në tregun e Superbonus, një sektor i shkatërruar nga kriza dhe i rrëzuar nga hetimet e Guardia di Finanza, me sekuestro miliardëshe në Sirakuzë e Salerno. Por kjo është një tjetër histori.

Sot fokusi është te Martin Kala, drejtori i Hipotekës që u kthye në portier të pronave shqiptare, duke i hapur derën kujtdo që paguante. Një “noter” i krimit në zemër të ASHK-së, i paprekshëm, i patundur, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin me dekada për të drejtën e tyre mbi pronën. Batërdia e bërë nga Martin Kala në ASHK, Drejtoria Vendore Rurale 1 Tiranë, nuk mund të mbetet pa përgjigje. Të dhënat, dokumentet dhe provat e kalimit të paligjshëm të pronave kërkojnë një hetim të thelluar nga SPAK, i vetmi institucion që mund të depërtojë në këtë labirint korrupsioni. Nëse prokuroria e posaçme nuk ndërhyn, kjo batërdi do të vazhdojë të hajë pronën shqiptare, ndërsa Kala do të vijojë të firmosë në heshtje… /Pamfleti

Lajme36 minutes ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni1 hour ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni2 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë2 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni2 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri3 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni3 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota3 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme4 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme4 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme4 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme4 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

NA NDIQ NË FACEBOOK