Connect with us

Kosovë

Detaje nga operacioni policor: Arrestohen nëntë persona, sekuestrohen para, armë, vetura dhe autobotë

Publikuar

Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas komunikatës së përbashkët të institucioneve, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Doganës dhe ATK-së

OPERACIONI KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR, ARRESTOHEN 9 PERSONA

Prishtinë, 01 korrik 2026- Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.

Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar:

· 15 mijë euro;

· 5 vetura;

· 5 autobot për transport të derivative;

· 2 armë zjarri;

· 54 fishekë;

· Pajisje elektronike;

· Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin

301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.

Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale:

· Shpëlarje e parave;

· Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje;

· Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;

· Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe

· Shmangie nga tatimi.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.

NA NDIQ NË FACEBOOK