Connect with us

Lajme

Dauti: Me grant prej 2 milionë eurosh nga BE-ja, terminalet kufitare do të automatizohen plotësisht

Publikuar

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar se me një grant prej 2 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian do të realizohet automatizimi i plotë i terminaleve kufitare përmes projektit të kufijve inteligjentë.

Sipas Dautit, sistemi i ri do të mundësojë përshpejtimin e qarkullimit të mallrave, shkurtimin e kohës së pritjes dhe uljen e kostove për kompanitë, ndërsa procedurat e importit, eksportit dhe tranzitit do të regjistrohen automatikisht brenda pak sekondash.

Ai bëri të ditur se, pas përfundimit të procedurës së tenderimit publik, tashmë është nënshkruar kontrata për furnizimin me pajisjet e nevojshme, ndërsa zbatimi i projektit pritet të përfundojë deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Projekti parasheh instalimin e rampave digjitale, peshoreve moderne, sistemeve të video-analitikës dhe teknologjisë për njohjen automatike të targave, me synim rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare, harmonizimin me standardet evropiane, si dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

NA NDIQ NË FACEBOOK