Shqipëri
“Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor”

Burgu i Shënkollit në Lezhë do të kthehet në një institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor.
Deklarata u bë nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu, i cili theksoi se qeveria ka një plan konkret që po e zbaton, dhe trajtimi i të dënuarve do të jetë i ngjashëm me vendet e BE.
“Një nga sfidat me të cilat do të ndeshemi dhe do të raportojmë në vijimësi do të jetë gjendja e të dënuarve, të cilët kanë vendim gjykate dhe vuajnë nga shëndeti mendor, pra janë të paaftë mendërisht, dhe megjithëse janë të dënuar duhet të trajtohen si të pamundur fizikisht. E kam fjalën për Shënkollin, që sot është burg, por ne po punojmë, dhe kemi një plan që po e zbatojmë, dhe do të jetë institucion i shëndetit mendor, atje do të trajtohen të dënuarit, ashtu siç trajtohen në çdo vend të BE-së”, tha Gogu në konferencën për mediat.






















