Connect with us

Lajme

BDI tenton shtyrjen e seancës së rikonstruimit duke inskenuar përplasje me Stoilkoviqin?

Publikuar

Seanca plenare për votimin e ministrave të rinj u shoqërua me tensione dhe replika të ashpra mes deputetëve, si brenda sallës plenare ashtu edhe në korridoret e Kuvendit.

Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se në qendër të zhvillimeve në korridore ishin deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, dhe ministri Ivan Stoilkoviq.

Sipas të njëjtave burime, mes Xhaferit dhe Stoilkoviqit pati një përplasje verbale, ndërsa në debat ndërhyri edhe deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.

Burime nga grupi parlamentar i VLEN thonë se ngjarjet e ndodhura krijuan përshtypjen e një skenari të koordinuar mes BDI-së dhe Ivan Stoilkoviqit, me synimin për të zvarritur seancën e rikonstruimit dhe votimin e ministrave të rinj.

Këto pretendime nuk janë komentuar deri më tani nga BDI dhe Ivan Stoilkoviq.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK