Connect with us

Maqedoni

BDI proteston për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë nga Gjykata Kushtetuese

Publikuar

BDI ka filluar protestën e paralajmëruar në Tetovë. Protestuesit kanë kundërshtuar ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, duke e sulmuar partnerin shqiptar në Qeverinë e RMV-së, se po heshtë përballë diskriminimit të shqiptarëve, shkruan Portalb.mk.

Me mesazhin kryesor që “Historia nuk abrogohet”, “Edhe rrugët flasin shqip”, si dhe me pankarta “Sa tendera kushton historia?”, “Tito VLEN”, “Për sa na shitët?”, “Argatët e Serbisë Non Grata të Shqypnisë”, BDI e filloi protestën e sotme. Në protestë kishte pjesëmarrës edhe nga Çairi, ku me vete kishin pankarta me mbi shkrimi “Çairi s’duron poshtërimin!” dhe “Çairi për Tetovën”. 

Bashkimi Demokratik për Integrim sot (11 korrik) do të dalë për herë të dytë në protestë pasi Gjykata Kushtetuese i shfuqizoi emrat e disa rrugëve dhe sheshit të Tetovës të sjella në vitin 2007.

Marshi protestues do të fillojë në ora 20:00 nga sheshi i qytetit deri te komuna.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emërimet e rrugëve në Tetovë është ngjarja që mobilizon këtë reagim qytetar, por shqetësimi i qytetarëve është shumë më i gjerë. Për një periudhë të gjatë është krijuar bindja se po zhvillohet një proces i vazhdueshëm i dobësimit të mekanizmave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Çdo zhvillim i veçantë ka shtuar pasigurinë; të marra së bashku, ato krijojnë një pamje që kërkon reagim qytetar”, thonë nga BDI.

BDI doli në protestë edhe më 26 qershor.

Maqedoni23 minutes ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë24 minutes ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni34 minutes ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri1 hour ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni2 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota2 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme2 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme2 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme2 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme2 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni2 hours ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Kosovë2 hours ago

Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

NA NDIQ NË FACEBOOK