Connect with us

Lajme

Azizi uron ministrat e ri të VLEN-it: Ne vazhdojmë, disa nuk u pëlqen të rrinë në opozitë, na quajtën “vazalë”

Publikuar

Menjëherë pas miratimit të rikonstruimit të Qeverisë në Kuvend, deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi së bashku me ministrat e rinj nga radhët e koalicionit VLEN, raporton Zyrtare.net

Përmes postimit, Azizi ka reaguar ndaj kritikave që, sipas tij, janë drejtuar ndaj VLEN-it, duke theksuar se etiketimet politike nuk e ndryshojnë misionin e tyre.

“Disa na quajtën UÇK e ‘neo-ballistë’. Të tjerë, sepse nuk u pëlqen të rrinë në opozitë, na quajtën ‘vazalë’. Por emri ynë nuk ndryshon nga etiketat e askujt. Ne jemi shqiptarë dhe punojmë për interesin e shqiptarëve”, shkruan Azizi.

Në të njëjtin postim, ai ka uruar ministrat e rinj Sedat Sulejmani, Jeton Shasivari dhe Agon Ferati, duke shtuar se, sipas tij, “Levica dhe BDI vazhdojnë me etiketime, ndërsa ne vazhdojmë me rrugëtimin e punës dhe suksesit”./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK