Lajme
Autostrada Shkup-Bllacë, Saranda Imeri-Stafai i përgjigjet Bujar Osmanit: Fillimisht jepni llogari për periudhën kur ishit në pushtet

Deputetja Saranda Imeri-Stafai ka reaguar ndaj deklaratave të Bujar Osmanit, duke thënë se është e çuditshme që ai sot kërkon llogari për vonesat në projektet infrastrukturore, ndërsa për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e strukturave më të larta të pushtetit.
Sipas Imeri-Stafait, Osmani ka ushtruar funksione të rëndësishme ministrore dhe ka qenë pjesë e qeverive që kanë marrë vendimet kryesore për projektet infrastrukturore, ndaj mban edhe përgjegjësi për periudhën kur ka qenë në pushtet.
“Qytetarët presin përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë qenë në pushtet, jo vetëm nga ata që janë sot. Prandaj, para se të kërkosh përgjigje nga të tjerët, është e drejtë të japësh edhe përgjigje për periudhën kur vetë kishe mundësinë të veproje”, ka shkruar deputetja Saranda Imeri-Stafai në reagimin e saj.
















