Connect with us

Lajme

Aksident në Prishtinë, një grua goditet nga vetura

Publikuar

Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”.

Pas aksidentit, e lënduara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Ekonomia Online se pacientja është pranuar në trajtim dhe se gjendja e saj aktualisht është stabile.

“Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla.

NA NDIQ NË FACEBOOK