Connect with us

Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë, një betoniere bie poshtë urës tek Unaza e Madhe

Publikuar

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që automjeti të dalë nga karrexhata dhe të bjerë nga lartësia.

Nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar apo rrethanat e plota të aksidentit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit./panorama.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK