Lajme
Aksident i rëndë, automjeti del nga autostrada Tetovë–Shkup, trafiku zhvillohet vetëm në një korsi

Një automjet ka dalë nga korsia e autostradës Tetovë–Shkup, për shkak të së cilës trafiku aktualisht po zhvillohet vetëm në një korsi.
Sipas informacioneve të para, në vendin e aksidentit është ndaluar edhe një kamion, por ende nuk dihet nëse ka pasur kontakt mes tij dhe automjetit që doli nga rruga.
Dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se në vendngjarje janë ndaluar edhe disa automjete të tjera që lëviznin para dhe pas veturës së përfshirë në aksident, ndërsa shërbimet kompetente po kryejnë hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Nga Ministria e Punëve të Brendshme priten më shumë detaje pas përfundimit të këqyrjes në vendin e ngjarjes.
Për shkak të intervenimit në terren, qarkullimi në këtë pjesë të autostradës zhvillohet me vështirësi, ndaj shoferëve u rekomandohet kujdes i shtuar dhe respektimi i sinjalizimit rrugor.
















