Connect with us

Lajme

Ahmeti nga Dibra: Marrëveshja e Ohrit është e paprekshme

Publikuar

Dega e BDI-së në Dibër mbajti mbrëmë Kuvendin Zgjedhor, në të cilin u zgjodhën organet e reja të degës, ndërsa për kryetar u zgjodh Burtint Sela.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia mbetet e përkushtuar që në Maqedoninë e Veriut të zbatohen Marrëveshja e Ohrit dhe Marrëveshja e Prespës, si dhe të ruhen marrëdhënie të mira me shtetet fqinje. “Ne duam një Maqedoni të Veriut ku të gjithë qytetarët të jenë të barabartë. Kushtetuta që kemi është e bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe është e garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO. Prandaj askush nuk mund ta zhbëjë atë. Shqiptarët lirinë e fituan me gjak. Sot dikush thotë se na duhet një marrëveshje e re. Jo, Marrëveshja e Ohrit është e garantuar ndërkombëtarisht dhe duhet të respektohet plotësisht”, tha Ahmeti.

Një pjesë të madhe të fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së BDI-së në Dibër, Ahmeti ia kushtoi kritikave ndaj partnerit shqiptar në Qeveri. Ai i cilësoi përfaqësuesit e VLEN-it si të pafuqishëm për të realizuar të drejtat e shqiptarëve. “VLEN para zgjedhjeve premtoi shumë, por nuk ka bërë asgjë. Ata dështuan edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili nuk është aspak ligj që mbron interesat e shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti kritikoi edhe partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM, duke thënë se ato vazhdojnë të bëjnë gabime të mëdha në raport me pozitën e shqiptarëve. “Këto parti maqedonase duan t’i kenë shqiptarët në Qeveri siç i quajnë ata ‘të urtë’, e jo shqiptarët e BDI-së, të cilët i etiketojnë si ‘terroristë’”, tha Ahmeti.

Në aktivitetin partiak foli edhe deputetja e Dibrës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Arbana Pasholli, e cila kritikoi ashpër VLEN-in. Sipas saj, kjo parti ka degraduar pozitën e shqiptarëve në vend.

Bota8 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota9 minutes ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni1 hour ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme2 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi3 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme4 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri4 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë5 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

Religjion6 hours ago

E vërteta e njeriut përtej pasqyrës

NA NDIQ NË FACEBOOK