Connect with us

Maqedoni

5 vite burg për akuzën “ndihmë në vjedhje”! Familjarët: Nuk janë marr parasysh dëshmitë dhe dëshmitarët

Publikuar

më

Vetëm disa sekonda pamje nga kamerat e sigurisë të një automjeti policor mjaftuan që Gjykata e Gostivarit ta shpallë fajtor ish-zyrtarin e Policisë së Kërçovës, Ardijan Pinjoli, në rastin e vjedhjes së 18 kilogramëve ar në Gostivar, duke e dënuar me pesë vjet burg. Sipas Gjykatës Themelore të Gostivarit, Pinjoli e kishte përdorur automjetin zyrtar “Chevrolet Spark” për t’u ndihmuar grabitësve të maskuar, duke çaktivizuar radion policore dhe duke u hapur rrugë automjeteve “BMË X5” dhe “VË Sharan”.Megjithatë, familja e tij dhe Avokati i Popullit pretendojnë se bëhet fjalë për një proces të montuar dhe një vendim të padrejtë. Bashkëshortja e Pinjolit, Salije Pinjoli, akuzon gjykatën se ka injoruar prova që, sipas saj, e përjashtojnë atë nga ngjarja, përfshirë dëshmitë e kolegëve, listingjet telefonike dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

“Kërkoj që organet kompetente të vijnë dhe të shqyrtojnë rastin, sidomos Prokuroria e Lartë dhe Këshilli Gjyqësor! Të shihet se si është punuar në këtë rast pas 10 muajsh luftë… Në vendimin e sotëm asgjë nuk ka të bëjë me bashkëshortin tim. Kanë përshkruar vjedhjen dhe veprën e policit tjetër i cili e ka pranuar vetë veprën”, tha Salije Pinjolli, bashk;shortja e të akuzuarit
Dyshime për një proces të montuar ka edhe Zëvendës Avokati i Popullit Ylber Rufati, i cili e ka ndjekur nga afër çdo seancë gjyqësore, thotë se në këtë gjykim ka shkelje të rënda ligjore.

“Që nga faza fillestare të procedurës dhe në kuadër të kompetencave… kompetencave tona kushtetuese dhe ligjore, kam evidentuar një sërë rrethanash që ngrenë dyshime serioze lidhur me respektimin e standardeve për një proces të rregullt dhe të drejtë. Nga analizat e dokumentacionit rezulton se gjatë procedurës hetimore janë marrë në konsideratë vetëm pjesë të caktuara të deklaratave të disa dëshmitarëve, ndërsa nuk janë vlerësuar në tërësi deklarimet e tyre si dhe nuk janë administruar apo vlerësuar në mënyrë të plotë provat dhe faktet që mund të kishin kontribuuar në zbardhjen e së vërtetës materiale”, tha Ylber Rufati.

Grabitja e 10 tetorit 2025 çoi në pranga dy policë. Derisa polici i parë pranoi gjithçka dhe u dënua me procedurë të shpejtuar, Ardijan Pinjoli – i cili refuzoi të pranojë krimin – sot u përball me verdiktin prej 5 vitesh burg, në një proces ku pala mbrojtëse pretendon se faktet u fshinë nga tavolina e gjyqtarëve.

Ndërkohë, katër personat e maskuar që shihen në pamjet e sigurisë duke hyrë në argjendari dhe duke kryer grabitjen, ende nuk janë kapur nga policia dhe vazhdojnë të jenë në arrati.

Lajme37 minutes ago

Prokuroria me detaje për grupin kriminal të fajdexhinjve në Kumanovë

SKENA40 minutes ago

Skandali i tenderave: Fjoralba Ponari denoncon abuzimet e Ballukut dhe paketën fiskale të Ramës

Lajme1 hour ago

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

Maqedoni2 hours ago

Dauti: Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës, prioritet i Doganës

Maqedoni2 hours ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni2 hours ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri3 hours ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota3 hours ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota3 hours ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni3 hours ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

Bota3 hours ago

A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump

Maqedoni3 hours ago

Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet

NA NDIQ NË FACEBOOK