Connect with us

Maqedoni

5 universitete në proces të mbylljes, në 5 të tjera kryhet monitorim

Publikuar

Deri më tani janë mbyllur 18 institute dhe një fakultet privat, përkatësisht një shkollë e lartë profesionale.

Ministria e Arsimit është në proces të mbylljes edhe të pesë ose gjashtë instituteve të tjera, ndërsa po kryhet monitorim edhe në të paktën pesë universitete, deklaroi sot ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Ajo bëri të ditur se në më shumë institucione arsimore janë vërejtur parregullsi në funksionim, ndërsa Ministria po punon për tejkalimin e tyre.
“Në këtë moment, ende po veprojmë sipas denoncimeve të personave të caktuar ose grupeve të profesorëve. Ajo që është pozitive, ndryshe nga e kaluara kur Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë pothuajse nuk funksiononte dhe jepte akreditime pa kriter, është se tani kjo gjendje ka ndryshuar. Vlerësimet e para që po realizohen me ekspertë të huaj tregojnë se disa universitete funksionojnë mirë, por në disa të tjera do të ketë heqje të akreditimeve”, tha Janevska.
Ajo njoftoi se institucioneve do t’u jepen afate ligjore për të korrigjuar mangësitë dhe parregullsitë e konstatuara, ndërsa ato që nuk do t’i përmbushin kërkesat do të mbyllen.
Deri më tani janë mbyllur 18 institute dhe një fakultet privat, përkatësisht një shkollë e lartë profesionale.

Shqipëri20 minutes ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme1 hour ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni2 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni3 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë3 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni3 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri3 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni4 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota4 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme4 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme4 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme4 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

NA NDIQ NË FACEBOOK