Connect with us

Lajme

Zbardhen pesë vjedhje në Fushë Kosovë, arrestohen dy të rinj – pranuan se i shitën sendet e vjedhura në tregun e Prishtinës

Publikuar

Policia e Kosovës ka zbardhur pesë raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Fushë Kosovë, duke arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët kanë pranuar kryerjen e veprave penale.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në mesin e rasteve të zbardhura janë vjedhja e një biçiklete, një trotineti elektrik, pajisjeve të punës nga një objekt fetar, pijeve freskuese nga një market dhe mbi 100 pije Red Bull nga një frigorifer i një biznesi.

Pas analizimit të kamerave të sigurisë dhe veprimeve intensive hetimore në terren, policia ka arrestuar Serxho Murrën rreth 26 vjeç nga Prishtina dhe Suad Halitin rreth 25 vjeç nga Ferizaj.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatëve sipas detyrës zyrtare, të dyshuarit kanë pranuar kryerjen e të gjitha vjedhjeve. Ata kanë deklaruar se sendet e vjedhura i kishin shitur në tregun e Prishtinës, ndërsa 107 pije Red Bull, të vjedhura më 29 qershor, i kishin shitur për vetëm 50 euro në marketin “EE EXIM” në rrugën e Uglarit në Fushë Kosovë.

Policia ka bastisur marketin dhe, pas kontaktit me pronarin Nysret Rexhepi rreth 59 vjeç, i cili ka pranuar se i kishte blerë pijet, ka sekuestruar të gjitha pijet e dyshuara si të vjedhura. Pronari i marketit është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Serxho Murra dhe Suad Haliti janë dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa ndaj Nysret Rexhepit është iniciuar procedurë penale për veprën “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lajme34 minutes ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni1 hour ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni2 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë2 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni2 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri3 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni3 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota3 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme4 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme4 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme4 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme4 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

NA NDIQ NË FACEBOOK