Connect with us

Shqipëri

Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Publikuar

Është shtyrë vendimi për Mario Përlleshajn, autori i akuzuar i vrasjes së Martin Canit.

Vendimi është shtyrë për shkak se mungonte njëri nga anëtarët e trupës gjyqësore të Apelit, teksa vendimi ishte i pamundur të shpallej.

Në dhjetor të 2025, Gjykata e Shkallës së Parë, ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit.

Mario Perlleshaj u dënua me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së Luisit, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie.

Përlleshaj, u shpall fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si dhe fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë ndaj Luis Meçes.

NA NDIQ NË FACEBOOK