Connect with us

Lajme

VLEN: Po ndërtojmë të ardhmen e arsimit shqip!

Publikuar

më

Komunikata e plotë e VLEN-it

Me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Kuvend, po hapet një kapitull i ri në zhvillimin e universitetit publik në gjuhën shqipe.

Ky vendim forcon kapacitetet institucionale të universitetit, zgjeron ofertën akademike dhe krijon mundësi të reja për studentët shqiptarë dhe për të gjithë të rinjtë që zgjedhin ta ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes dijes dhe arsimit cilësor.

Përmes këtyre ndryshimeve, Universiteti “Nënë Tereza” avancon strukturën e tij akademike me Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Humane, duke u shndërruar në një qendër edhe më të fuqishme të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional.

Njëkohësisht, forcohet dimensioni ndërkombëtar i universitetit përmes harmonizimit të standardeve akademike dhe lëshimit të diplomave në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, duke rritur mundësitë për mobilitet dhe konkurrueshmëri në tregun evropian të punës.

VLEN mbetet e përkushtuar që arsimi të jetë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit kombëtar. Investimi në Universitetin “Nënë Tereza” është investim në rininë tonë, në dijen, në profesionalizmin dhe në të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

24 vite u fol për avancimin e arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Sot, për 24 muaj me vendime konkrete, po ndërtojmë institucione më të forta, më funksionale dhe më të përgatitura për sfidat e së ardhmes.
VLEN N’PUNË!

Maqedoni1 hour ago

Kaos me lopët në Pallankë: Kapen vetëm 96 krerë, kryetari i komunës ngre kallëzime penale!

Shqipëri2 hours ago

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

Lajme3 hours ago

Konkursi i partisë apo ATK-së? Kandidatja e VV-së për asambleiste punësohet në ATK (Dokument)

Kosovë5 hours ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme5 hours ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni6 hours ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri6 hours ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme6 hours ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë6 hours ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri8 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë9 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme9 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

NA NDIQ NË FACEBOOK