Connect with us

Lajme

VLEN: Përfaqësimi i drejtë bëhet ligj, institucionet do të mbajnë përgjegjësi

Publikuar

më

Komunikata plotë e VLEN-it

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat më në fund po bëhet ligj.

Për herë të parë në histori, kjo e drejtë nuk mbetet vetëm parim i shkruar apo premtim politik, por bëhet e garantuar, e mbrojtur dhe e detyrueshme për institucionet. Deri tani, shumëçka varej nga vullneti i dikujt, nga disponimi i një ministri apo nga pazaret politike. Me këtë ligj, kjo merr fund.

Që ligji të mos mbetet vetëm në letër, do të ketë Trup koordinativ, i cili do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë. Aty do të raportojnë të gjitha institucionet, pa përjashtim. Nuk do të ketë më arsyetime, por monitorim, raportim dhe përgjegjësi.

Brenda gjashtë muajve nga miratimi i ligjit do të sillet metodologjia që do ta rregullojë në praktikë përfaqësimin e drejtë, planet vjetore të punësimit dhe konkurset. Ajo do të bazohet në regjistrimin e fundit të popullsisë, që përfaqësimi të ndjekë realitetin demografik.

Një risi e rëndësishme dhe historike është se ligji nuk vlen vetëm për punësimet, por edhe për avancimet në punë. Nuk mjafton që dikush të punësohet në administratë e pastaj të mbetet me vite në të njëjtin nivel. Me këtë ligj hapet rrugë për avancim dhe pjesëmarrje më të madhe në vendimmarrje.

Ligji e zgjidh edhe problemin e keqpërdorimeve që i pamë me balancuesin. Vetëdeklarimi nuk mund të jetë mbulesë për mashtrim dhe askush nuk mund të luajë me identitetin për një konkurs. Vërtetimi do të bëhet mbi bazë të të dhënave zyrtare, përfshirë edhe letërnjoftimin.

Përgjegjësia e vërtetë është politike. Nëse një funksionar nuk e respekton ligjin, atëherë do të shkarkohet. Qytetarët nuk duhet të paguajnë nga buxheti për papërgjegjësinë e askujt.

Kjo është fitore për shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë etnike, avancim i Marrëveshjes së Ohrit dhe hap i madh drejt një shteti më të drejtë.
Ajo që nuk u bë për 25 vite, VLEN po e bën për 25 muaj.

Lajme3 minutes ago

Rrahja e dy shqiptarëve në festën e Flamurit, reagon edhe Abdulselam Selami

Maqedoni7 minutes ago

Një orë punë vlen sa një gjevrek dhe një jogurt! Paga minimale nuk mjafton as për të përballuar shpenzimet e jetesës

Lajme22 minutes ago

Ministri Sedat Sulejmani fton në takim sindikatat e kulturës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëri29 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë, rritet pjesëmarrja në votime! Sánchez dhe rivali i tij përballen me mesazhe të forta!

Lajme35 minutes ago

BDI: Të identifikohen dhe të ndëshkohen menjëherë komitët që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale!

Maqedoni38 minutes ago

Bora lë dhjetëra vendbanime pa energji elektrike, ekipet në terren – rrugët po pastrohen

Maqedoni53 minutes ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni1 hour ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë1 hour ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme2 hours ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme2 hours ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme2 hours ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

NA NDIQ NË FACEBOOK