Lajme
Vazhdojnë djegiet e kabllove në Vizbeg të Shkupi, banorët të revoltuar

Banorët e lagjes Vizbeg vazhdojnë të përballen me ndotjen e ajrit dhe erën e rëndë që, sipas tyre, shkaktohet nga djegia e kabllove në afërsi të vendbanimit të tyre, transmeton Zyrtare.
Qytetarët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë reagim urgjent nga institucionet kompetente për të parandaluar këtë dukuri, e cila sipas tyre po përsëritet vazhdimisht.
Sipas banorëve, dyshohet se kabllot po digjen në lagjen Shuto Orizare pranë Vizbegut, me qëllim nxjerrjen e bakrit për skrap. Ata thonë se tymi i krijuar nga djegia përhapet në të gjithë zonën, duke shkaktuar shqetësime për shëndetin dhe cilësinë e jetesës.
Banorët u bëjnë thirrje inspektorateve dhe organeve të rendit të ndërmarrin masa konkrete për identifikimin dhe ndalimin e personave përgjegjës, si dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen./Zyrtare.net/
















