Sport
UEFA dënon Vardarin me 250 mijë euro, vendos edhe dënim me kusht trevjeçar

UEFA ka shqiptuar gjobë prej 250 mijë eurosh ndaj klubit të futbollit Vardar, për shkak të parregullsive financiare të konstatuara gjatë sezonit 2023/24. Sipas vendimit, klubi është sanksionuar për probleme financiare, kontrata të dyfishta dhe falsifikime të dokumenteve.
Përveç gjobës financiare, UEFA i ka shqiptuar Vardarit edhe një dënim me kusht në kohëzgjatje prej tre vitesh, gjatë së cilës klubi do të jetë nën mbikëqyrje të veçantë për respektimin e rregullave financiare dhe administrative.






















