Connect with us

Lajme

Taravari: Me Azir Aliun kemi qenë çdoherë në minus, ka dështuar në udhëheqjen e shëndetësisë

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish bashkëpartiakut të tij, ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, duke vlerësuar se ai ka dështuar në udhëheqjen e sektorit të shëndetësisë dhe se rezultatet e tij janë “zero”.

Në emisionin debativ në tv shenja , Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët ka qenë “gjithmonë në minus” sa herë që ka llogaritur tek ai, duke shtuar se emërimi i tij ministër në vitin 2023 kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha brenda degës së partisë në Gostivar.

“Me Azir Aliun, ASH ka qenë çdoherë në minus. E kemi paguar çmimin çdoherë shumë shtrenjtë dhe në vitin 2023, kur e kemi emëruar ministër, realisht ka pasur revoltë të jashtëzakonshme në degën e Gostivarit”, deklaroi Taravari.

Ai kujtoi se Aliun e kishte propozuar ministër duke u bazuar në kompetencat e tij profesionale në fushën e teknologjisë informative, por vlerësoi se situata në Ministrinë e Shëndetësisë është krejtësisht ndryshe.

Sipas Taravarit, për herë të parë në 35 vitet e fundit, politikat shëndetësore po udhëhiqen nga drejtori i Fondit të Shëndetësisë, ndërsa ministri Aliu siç u shpreh ai, ka një rol dekorativ.

“Unë e kuptoj që ai ka hyrë në një fushë që nuk e njeh. A do të mbetet apo jo, realizimet janë zero”, tha Taravari.

Taravari tha se ministri Aliu ka dështuar me projektin për parkingun, zgjidhje për listën pozitive të barnave, spitalin e Tetovës etj, ndërsa përmendi se edhe me çështjen të cilën vazhdimisht e përmned ministri Aliu, atë të digjitalizimit, nuk ka realizuar asgjë.

NA NDIQ NË FACEBOOK