Connect with us

Lajme

Stefan Bogoev dhe tre të akuzuarit tjerë përfundojn në paraburgim

Publikuar

Gjykata Penale e Shkupit ka caktuar 30 ditë paraburgim për katër persona të dyshuar për keqpërdorime në furnizime publike dhe ndikim të paligjshëm.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, masa është vendosur ndaj S.B., D.G., A.S. dhe S.M.

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-drejtori i Doganave, Stefan Bogoev. Hetimi përfshin gjithashtu një ish-ndihmës drejtor të Doganave, një menaxher kompanie dhe një të punësuar në të njëjtën kompani.

Sipas Prokurorisë, Bogoev dyshohet se ka pranuar ryshfet prej 111.600 denarësh (rreth 1.800 euro) për të favorizuar një procedurë tenderimi.

Vendimi për paraburgim mund të ankimohet në Këshillin Penal të Gjykatës Penale të Shkupit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK