Connect with us

Lajme

Shvercerat kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga kryesia e klubit: Publikoni dokumentet e pronësisë

Publikuar

më

Grupi i tifozëve “Shvercerat Shkup” ka reaguar publikisht ndaj gjendjes në klub, duke kërkuar nga kryesia transparencë të plotë, përgjigje konkrete dhe llogaridhënie pas, siç e cilësojnë ata, “përfundimit të kampionatit në mënyrën më të turpshme dhe më poshtëruese në historinë e klubit”, raporton Zyrtare.

Në reagimin e publikuar sot, Shvercerat theksojnë se për muaj të tërë kanë dëgjuar premtime, kanë treguar durim dhe kanë qëndruar pranë klubit në momentet më të vështira, ndërsa tani kërkojnë që drejtuesit të sqarojnë publikisht se deri ku ka arritur organizimi dhe funksionimi i klubit, si dhe cili është plani për të ardhmen.

Një nga kërkesat kryesore të tifozëve është transparenca mbi strukturën pronësore të klubit. Ata kërkojnë publikimin e dokumenteve zyrtare që dëshmojnë se kush është aksionari dhe pronari i vetëm i klubit, duke rikujtuar se më herët tifozëve u ishte kërkuar mbështetje për procesin e kalimit të klubit në emrin e pronarit aktual.

“Heshtja e vazhdueshme vetëm sa e rrit mosbesimin dhe pakënaqësinë”, thuhet në reagim, ku njëkohësisht kërkohet që përgjegjësit për situatën aktuale të mbajnë përgjegjësi për veprimet ose mosveprimet e tyre.

Megjithatë, Shvercerat shprehen të bindur se periudha e vështirë do të kalojë dhe se klubi do të ringrihet, duke theksuar se mbështetja e tyre është për klubin dhe ngjyrat e tij, e jo për individë të caktuar.

Në fund të reagimit, grupi i tifozëve rithekson kërkesën për përgjigje të qarta, dokumente zyrtare dhe transparencë të plotë nga drejtuesit e klubit.

Advertisement
Shqipëri22 minutes ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme1 hour ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni3 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri3 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme4 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni5 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri6 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme7 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri8 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë8 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme9 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

NA NDIQ NË FACEBOOK