Connect with us

Lajme

Rijad Kerimi pjesë e delegacionit të RMV-së në Hagë, takim të nivelit të lartë në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës

Publikuar

Rijad Kerimi, si pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës, me përfaqësues të lartë të kësaj ministrie.

Gjatë takimit u prezantua nga afër qasja holandeze në fushën e sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në koordinimin mes institucioneve si policia, sektori i shëndetësisë dhe shërbimet sociale. Këto mekanizma u vlerësuan si ndër modelet më të avancuara dhe më funksionale në Evropë.

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit të integruar institucional dhe ndarjen e përgjegjësive ndërmjet akterëve relevantë, me qëllim rritjen e efikasitetit të politikave publike dhe forcimin e sigurisë në komunitet.

Pjesëmarrja në këtë takim përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash, forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe njohje nga afër me praktikat më të mira evropiane në fushën e qeverisjes dhe drejtësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK