Lajme
“Poshtë qeveria!” – Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Edi Ramës

Mijëra qytetarë marshuan në Tiranë duke kërkuar largimin e qeverisë dhe duke drejtuar kritika ndaj gjithë klasës politike.
Mijëra qytetarë vijuan protestën e tyre në ditën e 21-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar dhe shprehur pakënaqësinë përmes thirrjeve të shumta kundër ekzekutivit.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht “Poshtë qeveria” dhe “Të heqim qelbësirën”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Më pas, protestuesit i drejtuan thirrjet e tyre edhe ndaj të gjithë klasës politike, duke shprehur pakënaqësinë me përfaqësuesit politikë në tërësi.
“Të heqim qelbësirat”, dëgjohej të thërrisnin në kor qytetarët gjatë marshimit.


















