Connect with us

Lajme

Për herë të parë, RTM nuk do ta transmetojë Kupën e Botës

Publikuar

Në më pak se 24 orë fillon Kupa e Botës FIFA 2026, e cila do të hyjë në histori si Kupa e parë e Botës që do të mbahet në tre vende pritëse dhe me një rekord prej 48 ekipesh kombëtare.

Megjithatë, për tifozëtnga Maqedonia të futbollit, kjo Kupë Bote do të sjellë edhe një risi të pakëndshme. Për herë të parë që nga pavarësia e vendit, Televizioni Maqedonas (RTM) nuk do të transmetojë ndeshjet e ngjarjes më të madhe të futbollit në botë, raporton Faktiditor.info

Të drejtat televizive për tregun maqedonas i mban Arena Sport, në pronësi të Telekomit Serb. Megjithatë, ndeshjet e Kupës së Botës nuk do të jenë të disponueshme në kanalet bazë të Arena Sport 1, 2 dhe 3, por ekskluzivisht në kanalet premium, të cilat janë pjesë e paketave shtesë me pagesë për shumicën e operatorëve.

Kështu, një numër i madh shikuesish që nuk kanë aktivizuar një paketë premium do të mbeten pa mundësinë për të ndjekur Kupën e Botës përmes operatorëve të tyre televizivë.

Kjo është hera e parë që RTM nuk ka ofruar transmetime televizive të një Kupe Bote. Rasti i vetëm i ngjashëm në historinë e kohëve të fundit ishte në vitin 2008, kur shërbimi kombëtar nuk i transmetoi ndeshjet e Kampionatit Evropian, i cili u mbajt në Austri dhe Zvicër.

Kështu, spektakli më i madh i futbollit këtë vit do të jetë i disponueshëm vetëm për shikuesit që kanë qasje në kanalet sportive premium, gjë që është një precedent për audiencën televizive maqedonase të mësuar të shikojë Kupën e Botës në shërbimin publik./Faktiditor.info/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK