Connect with us

Lajme

Pastrohet deponia e egër pranë Vardarit, Komuna e Sarajit vazhdon angazhimin për mjedisin

Publikuar

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, zhvilluan një inspektim në terren për të parë nga afër punimet për pastrimin e deponisë së egër pranë lumit Vardar, në rrugën drejt fshatit Rashçe.

Ekipet e angazhuara janë duke punuar intensivisht në largimin e mbeturinave të grumbulluara ndër vite, me synimin që kjo hapësirë të pastrohet, të rregullohet dhe t’i rikthehet funksioni i saj natyror.

Kryetari Elmazi theksoi se mbrojtja e mjedisit mbetet një nga prioritetet e Komunës së Sarajit, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në realizimin e projekteve që kontribuojnë në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.

Ai njëherësh u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke theksuar se kujdesi për hapësirat publike dhe natyrën është përgjegjësi e përbashkët.

Komuna e Sarajit mbetet e përkushtuar për të vazhduar investimet dhe aktivitetet që synojnë një komunë më të pastër, më të rregulluar dhe me standarde më të larta të mbrojtjes së mjedisit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK