Connect with us

Lajme

Orhan Murtezani prezanton vizionin e tij në Kuvend: Drejt një roli më të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO

Publikuar

Ish ministri i Integrimeve , Orhan Murtezani, para Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend prezantoi prioritetet dhe vizionin e tij për mandatin si ambasador i Maqedonisë së Veriut në NATO, duke theksuar përkushtimin për forcimin e rolit të vendit në aleancën më të madhe të sigurisë në botë.

Murtezani falënderoi anëtarët e Komisionit për diskutimin konstruktiv dhe mbështetjen e dhënë, ndërsa nënvizoi se në një periudhë sfidash serioze gjeopolitike, Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të veprojë si aleat i besueshëm dhe partner i përgjegjshëm.

Ai u zotua se do të angazhohet për një kontribut edhe më aktiv të shtetit në sigurinë kolektive, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, si dhe në forcimin e partneritetit transatlantik.

Kandidatura e Murtezanit shihet si një vazhdimësi e përfaqësimit dinjitoz të interesave shtetërore në strukturat euroatlantike, në një moment kur bashkëpunimi dhe siguria ndërkombëtare kanë rëndësi të veçantë.

NA NDIQ NË FACEBOOK