Lajme
Nuk zgjati shumë: Largohet pankarta “The King is Back” kushtuar Artan Grubit

Pankarta me mbishkrimin “Urime ditëlindjen o king, The King is Back”, e vendosur më herët gjatë ditës në urën pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup, është hequr.
Mesazhi, i cili i dedikohej ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi me rastin e ditëlindjes së tij, kishte tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kishte nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare se kush e ka larguar pankartën dhe as kush qëndronte pas vendosjes së saj. Pankarta qëndroi vetëm për një periudhë të shkurtër në urën pranë Sheshit Skënderbeu, para se të hiqej.
Rastin e kanë shoqëruar komente të ndryshme në opinionin publik, ndërsa fotografitë e pankartës vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale edhe pas largimit të saj.
















