Connect with us

Lajme

Nesimi: Rama solli protestues në Shkup, sot përballet me protesta në gjithë Shqipërinë

Publikuar

Analisti politik Florian Nesimi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke bërë një krahasim mes protestës së organizuar para dy javësh në Shkup për çështjen e provimit të jurisprudencës dhe protestave që po zhvillohen sot në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama.

Sipas Nesimit, Rama atëherë organizoi të rinjtë e partisë së tij që të vijnë nga Shqipëria në Shkup për të protestuar, ndërsa sot, sipas tij, qytetarë në mbarë Shqipërinë po protestojnë kundër kryeministrit për shkak të çështjes së shitjes së tokave shqiptare.

“Një fjalë popullore thotë: kur përpiqesh t’ia bësh gropën dikujt tjetër, bie vetë në të”, shkruan Nesimi në reagimin e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK