Connect with us

Lajme

Murtezani: BDI po tregon hipokrizi politike, pas 22 vitesh qeverisje nuk mundësoi provimet në gjuhën shqipe

Publikuar

Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me mundësimin e zhvillimit të provimit të jurisprudencës dhe 48 provimeve të tjera në gjuhën shqipe.

Në një postim publik, Murtezani e ka akuzuar BDI-në për, siç thotë ai, “hipokrizi politike”, duke theksuar se pikërisht kjo qeveri dhe koalicioni VLEN po e realizojnë për herë të parë mundësinë që këto provime të zhvillohen në gjuhën shqipe.

“Paskan gjetur ‘behane’ për punën e VLEN-it lidhur me provimin e jurisprudencës dhe 48 provimeve të tjera, të cilat pas 22 vitesh qeverisje nga BDI-ja, VLEN-i dhe kjo qeveri për herë të parë i mundësojnë që të zhvillohen në gjuhën shqipe”, shkruan Murtezani.

Ai iu referua edhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në vitin 2019, duke pyetur pse gjatë periudhës 2019-2024, kur BDI ishte pjesë e qeverisë, nuk u zgjidh kjo çështje.

“Pyetja është shumë e thjeshtë: Nëse ligji u miratua në vitin 2019, pse nga viti 2019 deri në vitin 2024, sa ishit në qeveri, nuk i gjetët zgjidhje kësaj çështjeje për plot gjashtë vjet?”, shprehet ai.

Sipas Murtezanit, arsyeja është se kjo nuk ka qenë prioritet i BDI-së, ndërsa shton se qytetarët kanë pritur me vite zgjidhjen e këtij problemi. Ai akuzon ish-partnerët qeveritarë se në vend të adresimit të çështjeve reale, kanë qenë të angazhuar me aktivitete të tjera brenda institucioneve./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK