Connect with us

Lajme

Mickoski: Pas 17 qershorit nisim bisedimet për rikonstruimin e qeverisë

Publikuar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se pas 17 qershorit do të nisin bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë, transmeton Zyrtare.

Përmes një deklarate publike, Mickoski bëri të ditur se procesi i konsultimeve për ndryshime në përbërjen qeveritare do të fillojë menjëherë pas kësaj date, duke lënë të hapur mundësinë për riorganizim të kabinetit qeveritar.

“Pas 17 qershorit, të nesërmen nisin bisedimet me partnerët qeveritar për rikonstruktimin e Qeverisë”, deklaroi Mickoski.

Ai nuk dha detaje shtesë lidhur me ministritë apo funksionarët që mund të përfshihen në ndryshimet e mundshme, por paralajmërimi vjen në një periudhë kur në opinion po diskutohet për performancën e institucioneve dhe prioritetet e ekzekutivit.

NA NDIQ NË FACEBOOK