Maqedoni
Mickoski: Gjatë javës bisedimet përfundimtare për rikonstruimin e qeverisë

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një konference për media u pyet edhe lidhur me bisedimet me partnerët e koalicionit për rikonstruimin e Qeverisë.
Mickoski tha se takimet kanë qenë konstruktive dhe se gjatë kësaj jave sërish pritet të takohen të cilat takime tha ai, pret që të jenë përfundimtare, përcjell SHENJA.
“Gjatë javës pres që këto të formalizohen edhe gjithë ajo edhe me emra dhe me specifikat tjera. Përndryshe po, ka opsione për ndryshime të resorëve, dhe po, kemi biseduar”, deklaroi Mickoski.
















