Connect with us

Lajme

Mexhiti thirrje Ahmetit: Të pres në Çair në promovimin e rrugës me emrin Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK)

Publikuar

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ka bërë thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, që të marrë pjesë në promovimin e rrugës që mban emrin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) në Çair.

Përmes një videoje të publikuar nga rruga që mban emrin e LPK-së, Mexhiti tha se kjo është një njohje zyrtare e organizatës që konsiderohet paraardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar se emërtimi figuron në të gjitha dokumentet zyrtare të identifikimit.

“Jemi këtu në zemër të Çairit, në Serovë, ku kjo rrugë mban emrin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, themeluese të UÇK-së, në mënyrë zyrtare edhe në të gjitha dokumentet e identifikimit. Prandaj i bëj thirrje z. Ahmeti, mos t’i lodh qytetarët me gabimet e veta apo me zgjidhjet gjysmake që janë bërë në Tetovë, por e ftoj të marrë pjesë në promovimin e rrugës së LPK-së së tij dhe LPK-së kombëtare. I bëj ftesë që bashkë t’i promovojmë edhe 5 Majin – Ditën e Dëshmorit, ditën kombëtare dhe rrugët e tjera në Çair”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për çështjet e emërtimit të rrugëve, duke theksuar se modeli i zbatuar në Shkup do të ndiqet edhe në Tetovë.

“Qytetarëve u themi rrini rehat, sepse ashtu siç i kemi rregulluar në Shkup, do t’i rregullojmë edhe në Tetovë me Bilall Kasamin”, u shpreh Mexhiti.

VIDEO: SHIKO 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK