Connect with us

Lajme

Mexhiti: BDI po manipulon me protestat për emrat e rrugëve, duhej të protestonin para selisë së tyre

Publikuar

më

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në një prononcim për Zyrtare.net ka akuzuar BDI-në se po manipulon opinionin publik për çështjen e emërtimit të rrugëve në Tetovë, duke thënë se protesta e organizuar nuk duhet të drejtohej ndaj Komunës së Tetovës.

Sipas tij, Këshilli Komunal e ka miratuar vendimin me shumicë të dyfishtë (Badinter), ndërsa problemi, sipas Mexhitit, qëndron te fakti se për më shumë se 20 vjet BDI nuk ka siguruar pëlqimin e nevojshëm nga Qeveria që vendimi të bëhej i plotfuqishëm.

“Komuna e ka sjellë vendimin me shumicë të dyfishtë. Nëse dikush duhet të protestojë, duhet të protestojë para BDI-së, sepse për 20 vite nuk e ka sjellë në mënyrë ligjore vendimin që të jetë i plotfuqishëm”, deklaroi Mexhiti për Zyrtare.net.

Ai shtoi se në vendimin e miratuar janë përfshirë shtatë emra të historisë shqiptare dhe katër të historisë maqedonase, ndërsa paralajmëroi se Komuna e Tetovës do të vazhdojë me emërtimin e dhjetëra rrugëve të tjera me figura të historisë shqiptare./Zyrtare.net

Lajme8 minutes ago

BDI-Dibër akuzon pushtetin lokal për përvetësim të projekteve: Një vit farsë dhe premtime boshe

Maqedoni12 minutes ago

“Butelska Oaza” pa shqip! AKI kërkon që tabela e Mega Parkut në Butel të vendoset edhe në gjuhën shqipe

Kosovë22 minutes ago

“Traditë që e lidh tokën me njeriun”, Presidentja i ul zyrtarët shtetërorë dhe diplomatët në sofrën e Darkës së Lamës

Maqedoni1 hour ago

Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?

Shqipëri2 hours ago

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Sport2 hours ago

Intensifikohen përgatitjet për Universiadën Mbarëkombëtare – Çair 2026

Lajme2 hours ago

Albi Qamili: Nuk besuan, na kritikuan dhe u munduan të na ndalin, por stadiumi i Tetovës po bëhet!

Maqedoni4 hours ago

Pas “Alta Bankës”, edhe sigurimet në pikëpyetje? LSDM ngre alarmin për „Alta Sigurimi“

Shqipëri5 hours ago

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

Maqedoni6 hours ago

Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksim Dimitrievski është në qeveri

Maqedoni7 hours ago

Kthesë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Apeli shpall të pafajshëm Boki-13

Tech & Auto7 hours ago

InfoTech hap dyert drejt punësimit: 10 bursa falas për studentët e UNT-së, ish-kursistët e saj tashmë po punësohen në kompani të ndryshme!

NA NDIQ NË FACEBOOK