Connect with us

Shqipëri

Mbyllen disa kate të Pentagonit dhe nisin evakuuimet, shkak një incident me materiale të rrezikshme

Publikuar

Kompleksi i Pentagonit ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie ditën e sotme, duke mbyllur disa kate dhe duke evakuuar zona të caktuara pas identifikimit të një “incidenti me materiale të rrezikshme”.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi se sistemet e monitorimit brenda ndërtesës kanë zbuluar një problem me cilësinë e ajrit. Si masë paraprake, autoritetet kanë urdhëruar strehimin në vend për zonat e prekura, ndërsa ekipet e reagimit janë dislokuar për të vlerësuar situatën.

Raportohet se katet nga dy deri në pesë, në korridoret katër deri në shtatë, janë mbyllur për qarkullim.  Policia brenda kompleksit është parë duke përdorur maska gazi dhe pajisje të plota mbrojtëse kundër agjentëve kimikë. Ekipi i reagimit ndaj materialeve të rrezikshme të Agjencisë së Mbrojtjes së Forcave të Pentagonit është duke punuar në bashkëpunim me Departamentin e Zjarrfikësve të Qarkut Arlington.

Në një mesazh drejtuar personelit të ndërtesës, ekipi i sigurisë ka sqaruar se po kryhen testime shtesë për të përcaktuar shkaqet dhe rrezikshmërinë e problemit, proces i cili pritet të zgjasë një deri në dy orë.

Autoritetet kanë kërkuar qetësi, duke theksuar se prania e shtuar e ekipeve të reagimit dhe masat në oborrin qendror janë pjesë e protokolleve standarde të mbrojtjes dhe nuk duhen interpretuar përtej qëllimit të tyre parandalues.

Maqedoni54 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri1 hour ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni4 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme5 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme5 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK