Connect with us

Lajme

Ligj i ri, rregulla të ashpra për trotinetët në RMV

Publikuar

Kuvendi  i Maqedonisë së Veriut miratoi  sot ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, duke vendosur rregulla të reja që synojnë rritjen e sigurisë dhe vendosjen e rendit në rrugë, veçanërisht për përdoruesit e trotinetëve elektrikë.

Sipas ndryshimeve të reja:
Për herë të parë përcaktohet qartë me ligj nocioni “mjet i lehtë elektrik”, në përputhje me rekomandimet evropiane dhe praktikat e vendeve të rajonit.

Rritet kufiri i moshës – vetëm personat mbi 18 vjeç do të kenë të drejtë të drejtojnë trotinetë elektrikë.

Parashikohen dënime më të ashpra për shkelësit e rregullave, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, drejtimin nën ndikimin e alkoolit, transportimin e një personi tjetër ose lejimin e të miturve të drejtojnë mjetin.

Për shkeljet më të rënda, përveç gjobave financiare, autoritetet do të kenë të drejtë të konfiskojnë përkohësisht mjetin deri në 30 ditë.

Qëllimi i këtyre masave është ulja e numrit të aksidenteve në komunikacion dhe mbrojtja e të gjithë pjesëmarrësve në rrugë, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe siguria e tyre.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK